Kuvendi qëllimshëm e ka dështuar auditimin e financave të partive politike
Procesi i përzgjedhjes së auditorëve ka dështuar fiks qe katër herë. Njohës të procesit të auditimit e edhe të punës së institucionit legjislativ, kanë thënë se Kuvendi, i cili përbëhet nga përfaqësues të partive politike, qëllimshëm e ka dështuar procesin, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo sipas tyre bëhet me qëllim që të fshihen keqpërdorimet. Disa nga ta kanë thënë se është edhe konflikt interesi që anëtarë të partive politike, në këtë rast deputetët, të bëjnë përzgjedhjen e auditorëve që do të auditojnë financat e partive politike.
Lidhur me këtë zyrtarë të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se procesi disa herë ka dështuar në mungesë të ofertuesve të mjaftueshëm, 10 sa i përcakton ligji, e disa në mungesë të buxhetit. Sipas tyre me këtë buxhet dhe me këtë ligj, vështirë se auditimi do të mundë të realizohet.



