Kuvendi vendos: Abdixhiku mbetet kryetar i LDK’së

Kuvendi vendos: Abdixhiku mbetet kryetar i LDK’së

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Periskopit brenda Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie.

Shumica e delegatëve të LDK’së kanë votuar pro Abdixhikut të mbetet në krye të partisë.

Kundër dorëheqjes së Abdixhikut janë deklaruar 164.

Pro dorëheqjes janë deklaruar 136.

Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë.

Në votim kanë marrë pjesë 300 delegatë, të cilët kanë votuar me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut./Periskopi

Shpërndaje në: