Kuvendi vendosi Abdixhiku të mbetet kryetar, Bajrami: E respektoj vendimin e Kuvendit, LDK është më e madhe se secili prej nesh
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit të partisë, ku u vendos që të mos pranohet dorëheqja e kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut.
Bajrami para mediave ka thënë se respekton vendimin e Kuvendit dhe se LDK është më e madhe se “secili prej nesh”.
‘’E kam thanë edhe më herët po e përsërisë prapë, LDK është më e madhe se secili prej nesh e respektoj vendimin e Kuvendit të LDK’së’’, ka thënë Bajrami./Periskopi/



