‘Ky Arsenal është skuadra më e dobët që kam parë ndonjëherë’ – flet legjenda e Premier Ligës
Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Redknapp ka thënë se skuadra momentale e Arsenalit është skuadra më e dobët e Arseanlit që ai ka parë ndonjëherë.
Arsenali humbi nga skuadra që po lufton ekzistencën, Bournemouth me rezultat 2:1 dhe tash i shuhen shpresat për vendin e katërt pasi është pesë pikë larg Liverpoolit që ka një lojë më pak, transmeton Periskopi.
Si analist i ‘SkySports’, Redknapp dha një vlerësim brutal për paraqitjen e Arsenalit në pjesën e dytë.

“Thoni që është skuadra më e re, por unë kisha thënë se kjo skuadër e Arsenalit është më e keqja që kam parë ndonjëherë” – tha Redknapp.
“Shumë zhgënjyese, ata nuk bënë diçka në këtë ndeshje sipas meje. Atyre u mungoi dëshira që të kthehen në lojë pasi ndeshja ishte 1:1.”
“Mund të shihej se humbja ishte e pashmangshme. Nuk pat ndonjë lojtarë që mund ta bëj ndryshim.” – përfundoi ai. /Periskopi



