Ky baba u ofron prindërve ‘dajak’ falas për fëmijët që nuk sillen mirë
Postimi i një babai u bë viral në internet, pasi doli në rrugë me një tabelë “dajak falas” për prindërit që kanë fëmijë që sillen keq.
Që t’i siguronte kalimtarët që nuk e kishin kuptuar gabim qëllimin e tij, Duejn Stemper, në Muncie, Indiana (SHBA) shkroi te tabela: “Keni fëmijë që e kanë hak një dajak të mirë? Mezi po prisni sa të vijë shtatori e t’i çoni në shkollë? Sillini këtu, se ju ndihmoj unë, falas. Nuk pranoj fëmijë mbi 13 vjeç, se ata rrezik më rrahin mua.”
Por fotoja që u përhap në internet, përveç humorit, u kthye në një debat serioz për prindërit që i rrahin fëmijët si formë edukimi. Shumë prej komentuesve nuk qeshën aspak, dhe e panë përdorimin e rrahjes së fëmijëve si një prej arsyeve kryesore të problemeve pas rritjes
“Përkundrazi, thotë ajo, rrahja e shton mundësinë që fëmija të mos bindet. Veç kësaj, fëmijët që rrihen kanë më shumë gjasa se të tjerët që të zhvillojnë probleme mendore, si ankthi apo depresioni.”
Akademia Pediatrike e Amerikës po ashtu është kundër ndëshkimit fizik ndaj fëmijëve, sepse u mëson që sjellja agresive është mënyrë për të zgjidhur problemet
“I kam rrahur nga pak fëmijët para se të bëheshin 13 vjeç, dhe ka funksionuar. Rrahja ka funksionuar dhe për prindërit e mi, dhe për gjyshërit. Shumica e atyre që janë kundër rrahjes, s’kanë fëmijë”, thotë ai, ndërkohë që ka shumë komentues që e mbështesin.



