Ky do të jetë zëvendësuesi i Messit ndaj Interit
Messi do të mungoj për një kohë pas lëndimit që pësoi në krahun e tij të djathtë.
Barcelona do të takohet me Interin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në vend të tij pritet të inkuadrohet sulmuesi brazilian, Malcom.
21 vjeçari u transferua në Camp Nou nga Bordeaux, ndërsa deri më tani ka zhvilluar vetëm dy ndeshje.
Dhe sipas Diario Sport, Valverde pritet t’i jap një rol të rëndësishëm Malcomit në ndeshjen kundër Interit.



