Ky është 16 vjeçari i cili i shënoj dy gola Strakoshës (Foto/Video)
Pietro Pellegri është e ardhmja e futbollit italian.
16 vjeçari, Pietro Pellegri, bëri ëndrrën realitet duke shënuar dy gola në Serie A.
Ai luajti në humbjen e Genoas nga Lazio vetëm për shkak të dëmtimit të sulmuesit kryesor, Adrian Ricardo Centurion, që u largua nga loja në minutën e 33’.

16 vjeçari tregoi se e pret një ardhme e ndritur duke i shënuar dy gola portierit të Kombëtares shqiptare, Thomes Strakoshës. Por, këto gola nuk ishin të mjaftueshëm për Genoan, që humbi 3:2 nga Lazio.
https://streamable.com/iyzya
https://streamable.com/fe2nm
“Ëndrra më është bërë realitet. Është diçka që kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Ishte mbrëmje shumë e rëndësishme për mua dhe babin tim. Babai është gjithçka për mua, më përcjell në të ftohtë e në shi. Ai është njeriu që më mbanë në rrugën e duhur në futboll, ndërsa nëna kujdeset që unë të studioj”, shtoi 16 vjeçari.



