Ky është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave

Ky është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave

”Kampionët nuk janë bërë në palestra, kampionët janë bërë nga diçka që ata kanë thellë brenda tyre – një dëshirë, një ëndërr, një vizion, ata duhet të kenë aftësi dhe vullnet, por vullneti duhet të jetë më i fortë se aftësia”, kjo është njëra ndër thëniet më të famshme të boksierit Muhammad Ali. 

E nisëm me këtë thënie sepse Muhammad Ali është votuar si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, shkruan Periskopi.

Në një anketë të realizuar nga SportBible, boksieri legjendar mori shumicën e votave për t’u shpallur si më i miri nga tifozët e këtij sporti.

Ai u votua si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, duke mposhtur Mike Tyson, Floyd Mayweather dhe Sugar Ray Robinson.

Muhammad Ali mori 59 për qind të votave, duke lënë pas Floyd Mayweather me 19 për qind, Mike Tayson me 16 për qind dhe Ray Robinson 6 për qind.

‘Kampioni i Popullit’ ishte i njohur në të gjithë botën.

Ai nuk ishte i njohur vetëm për të qenë një figurë e diskutueshme dhe polarizuese brenda boksit, por personaliteti i tij simpatik shpërtheu edhe jashtë ringut. /Periskopi

Shpërndaje në: