Ky është çifti që reperja nga Ferizaj dyshohet se ua ka marrë 700 mijë franga zvicerane

Ky është çifti që reperja nga Ferizaj dyshohet se ua ka marrë 700 mijë  franga zvicerane

Loredana Zefi, më shumë e njohur si bashkëshortja e reperit ferizajas, Gramos Aliu – Mozzik, është arrestuar për mashtrim.

Siç shkruan 20min.ch, autoritetet e drejtësisë në Zvicër kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim ndaj një çifti zviceran.

20min.ch ka publikuar edhe pamjet e çiftit, të cilin ajo dhe vëllai i saj e mashtruan duke i futur në borxh të thellë dhe humbur pasurinë.

Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët humbën pasurinë e tyre si pasojë e mashtrimit nga Loredana dhe vëllai i saj. Ndryshe, reperja Loredana është bashkëshortja e reperit nga Ferizaj, Mozzik.


 

Shpërndaje në: