Ky është çmimi i Kylian Mbappe
Nënkryetari i Monacos, Vadim Vasilyev ka paralajmëruar Real Madridin se Kylian Mbappe nuk ka çmim pasi janë gati të refuzojmë edhe 100 milionë euro.
“Kylian Mbappe nuk ka çmim. Nëse ai dëshiron të largohet atëherë ne do ta diskutojmë atë”, ka thënë fillimisht Vasilyev për Maxifoot.
“A jemi gati të refuzojmë një ofertë prej 100 milionë eurosh? Natyrisht, nuk ka dyshim!”
“Ne duam ta mbajmë atë për të paktën edhe një sezon më shumë që të mund të vazhdojë progresin e tij të frikshëm dhe të na ndihmojë të ëndërrojmë më shumë”.
“Dëshira jonë është të zgjasim kontratën e Mbappe, kjo është një siguri. Ne u kemi thënë të gjithë lojtarëve se nuk do të flasim për të ardhmen para fundit të sezonit”, përfundoi nënkryetari i Monacos.



