Ky është i dashuri i ri i Rita Orës (Foto)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, dje përmes një fotografie të postuar në rrjetin e saj social Instagram bëri të ditur edhe lidhjen e saj të re, duke prezantuar kështu mashkullin që ia ka rrëmbyer zemrën asaj.

Andre Watt është i dashuri i ri i saj, i cili është muzikant i njohur. Derisa Rita mbrëmë na prezantoi me të, është Andre ai që në muajin e kaluar e bëri publike edhe lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare. Pikërisht në ditëlindjen e saj.




