Ky është dënimi për Fidan Hasanin, pasi ia theu këmbën Drilon Nuzës
Fidan Hasani është dënuar pas ndërhyrjes së rëndë në futbollistin e Vëllaznimit, Drilon Nuza, të cilit ia theu këmbën.
Kapiteni i Flamurtarit është dënuar me dy ndeshje mos-lojë.
Ndërkohë, trajneri Samuel Nikaj pas gjesteve jo-sportive ndaj publikut gjakovar, ka shpëtuar me vërejtjen e fundit.
Vendimet e Komisionit Disiplinor janë bërë të ditura nga FFK.




