Ky është ekipi i Hysajt për sezonin e ri
Elsaid Hysaj ka thënë se do të qëndrojë në Napoli edhe në sezonin e ardhshëm.
Hysaj që një kohë të gjatë është duke u lidhur me një transferim te Arsenali.
“A do të qëndrojë Hysaj te Napoli? Besoj që po. Gjendem shumë mirë aty. Tifozët janë fantastikë, qyteti është shumë i bukur”, ka deklaruar Hysaj gjatë konferencës për media para ndeshjes me Izraelin.
“Besoj që do të qëndroj, me shpresën se do të fitojmë trofe sezonin e ardhshëm dhe më pas do të flasim sërish”, ka theksuar Hysaj, i cili ishte titullar i padiskutueshëm te Napoli.
Për mbrojtësi shqiptar dikur kishte shfaqur interesim edhe gjiganti evropian Bayern Munich. /Periskopi/



