Ky është fshati i bukur shqiptar ku jetohet në Grevë (Foto)
Shumë punëtorë të shtetit janë futur në grevë duke kërkuar koeficient më të lartë në projektligjin për pagat. Pra, duke kërkuar paga më të larta.
Fjala Grevë kësisoj u bë më e përdorura në mediet online dhe ato të shtypura.
Por, në Bashkinë e Beratit, përkatësisht komunën e Zhepës në Shqipëri, disa banorë banojnë në Grevë.
Greva është një nga 16 fshatrat e Zhepës, dhe siç mund ta shihni nga fotot më poshtë, është një fshat shumë i bukur. Nuk dihet nëse emri i këtij fshati i ka frymëzuar këta banorë që në vendet e tyre të punës të futen po ashtu në grevë.





