Ky është futbollisti që po e bën të lumtur Mourinhon

Ky është futbollisti që po e bën të lumtur Mourinhon

Trajneri portugez nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e tij.

Anthony Martial ishte vendimtar edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Evertonit, duke realizuar golin e dytë që në fund doli të ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Manchester United.

I gëzuar me paraqitjet dhe zhvillimin e tij si lojtar, është edhe Jose Mourinho i cili në verë kishte dashur ta shiste nga skuadra.

“Jam shumë i lumtur me Martial dhe Luke Shaw, këta djemë po përmirësohen”, ka thënë Mourinho.

“Që të dy kanë pasur periudha të vështira, pasi edhe unë jam munduar që në çfarëdo mënyre të nxjerrë më të mirën e tyre”.

“Jam i impresionuar nga Anthony dhe jam shumë, shumë i lumtur që ai ka nisur të bëjë gjëra të cilat nuk ka mundur t’i bënte më herët”, ka theksuar portugezi

Shpërndaje në: