Ky është gabimi i Casillas, që i kushtoi 1 milion euro babait të tij

Ky është gabimi i Casillas, që i kushtoi 1 milion euro babait të tij

Gjatë karrierës së tij ai ka fituar pesë tituj të La Ligës, dy herë Kupën e Mbretit, dy herë Super Kupën e Spanjës, tre herë trofeun e Champions League si dhe dy herë Kampionatin Europian dhe një herë Kampionatin Botëror me kombëtaren e Spanjës.

Mirëpo ai njëherë kishte bërë një gabim që i kishte kushtuar 1 milion euro babait të tij.

Iker, kur ishte në moshën shtatë ose tetë vjeçare, kishte marrë një bast nga babai i tij me 14 skuadra që ai kishte menduar se do të fitonin, por ai nuk e kishte luajtur atë.

Në shumë shtete kjo do të ishte ilegale, por në atë kohë nuk kishte shumë rëndësi.

Është e vështirë që të imagjinohet reagimi i babait të tij, kur ndeshjet kishin përfunduar siç i kishte paramenduar dhe Iker nuk e kishte vendosur bastin.

Sidoqoftë, babai me siguri se ia ka falur gabimin sepse Iker më vonë u bë një nga portierët më të mirë në botë dhe pati një karrierë shumë të suksesshme për Realin dhe Spanjën. /Periskopi.com

Shpërndaje në: