Ky është gjesti fantastik që Suarez ka bërë për Coutinhon
Skuadra e Barcelonës ka kompletuar sot transferimin e brazilianit, Philippe Coutinho.
Sulmuesi është prezantuar sot para tifozëve blaugranas në ‘Camp Nou’.
Ky transferim i ka kushtuar Barcelonë hiç më pak se 160 milionë euro, shkruan GazetaBlic.
Personi i parë që ndihmoi Coutinhon për ambientim tek Barcelona ishte Luis Suarez, i cili i ka gjetur një shtëpi pranë residencës së tij.
“Ai pa që një shtëpi pranë tij ishte në dispozicion. Ai më ka bërë atë si dhuratë. Është një gjest i mirë. Ne kemi parë fotografitë, pikëpamjet duken të mahnitshme. Ne jemi në kontakt gjatë gjithë kohës dhe mezi pres të shoh pronën me familjen time. Unë e di se Luis do të na ndihmojë të ndihemi si në shtëpi. ‘



