Ky është “Grupi i Vdekjes” në Kupën e Botës
Shorti thuajse ka përfunduar për Kupën e Botës 2018 që do të mbahet në Rusi vitin që vjen. Tashmë është bërë e ditur se cili është “Grupi i Vdekjes” ose grupi më i vështirë.
Në të bëjnë pjesë Argjentina, Kroacia, Islanda dhe Nigeria. Argjentina e siguroi me mjaft probleme dhe fat kualifikimin për në turneun përfundimtar, dhe pritet të ketë mjaft probleme me të trija këto kombëtare. Faza sulmuese e saj është mjaft e mirë, gjë që e bën edhe një ndër favoritet, por në fazën e mesfushës e të mbrojtjes çalojnë shumë.
Kroacia ndërkohë është një ndër pretendendët poashtu. Të gjitha repartet i ka në formë të mirë. Islanda më nuk mund të konsiderohet befasi. Ky edhe yje në skuadër, dhe tashmë i gjithë grupi është i konsoliduar dhe ka marrë përvojë në Kupën e Evropës në vitin e ardhshëm. Sa për Nigerinë, kjo kombëtare ka një numër të madh lojtarësh mjaft të mirë: përfshirë Iwobin e Arsenalit, Iheanacho, Ahmed Musa, Odion Ighalo, Ndidi, John Obi Mikel etj.



