Ky është hapi tjetër i AAK-së pas marrëveshjes për koalicion me PDK-në
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë mbajtjes së një mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj.
Gjithashtu me këtë rast organet më të lartë të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ky është njoftimi i plotë i AAK-së:
Pas një debati konstruktiv dhe një mbështetje të fuqishmë për Ramush Haradinaj – Kryeministër i Kosovës, Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhje të ndara, sot me votë unanime kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj.
Poashtu organet më të larta të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Forumet më të lara të AAK-së, kanë miratuar edhe programin e Partisë, dhe kanë vendosur të nominojnë një grup ekspertësh që të punojë me PDK-në, në përpilimin e një program të përbashkët.



