Ky është hetuesi i IPK’së që mbeti i plagosur, i dyshuari në arrati

Ky është hetuesi i IPK’së që mbeti i plagosur, i dyshuari në arrati

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të hënën në Rrugën B në Prishtinë.

Raportohet se hetuesi i plagosur i IPK’së është Arsim Beqiri.

Ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:00 mori informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë.

Njësitet policore u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u raportua se një person, mashkull, ishte plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë.  Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që  janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, njoftoi Flora Ahemeti.

Shpërndaje në: