Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës në Prizren
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku babai ka vrarë vajzën 15 vjeçare dhe ka ther vajzën tjetër dhe gruan, raporton Periskopi.
I dyshuari për kryerjen e krimit është 45 vjeçari, Mehmet Görenç.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia nëpes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person I lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thik ne dorë. Në atë drejtim janë nisur 4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një I dyshuar M.G. viti I lindjes 1981, mashkull ka there me thik dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spiatlin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja e tij 35 vjeçare. Të gjith këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas Turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.



