Ky është kandidati më serioz për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Ky është kandidati më serioz për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Ish-trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, është kandidati më serioz për t’u bërë trajner i ri i Real Madridit, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Los Blancos i ndanë rrugët me Julen Lopeteguin fundjavën e kaluar, pas turpërimit që Barcelona ia shkaktoi Real Madridit.

Santiago Solari u emërua trajner i përkohshëm derisa drejtuesit madrilenë ta gjejë zëvendësuesin e përgjithshëm të Lopeteguit.

Derisa raportohet se trajneri aktual i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, pëlqehet shumë nga drejtuesit e kampionit evropian, Jardim mendohet të jetë kandidati më serioz në listën e tyre.

 

Shpërndaje në: