Ku dëshiron të pensionohet ylli i Realit?

Ku dëshiron të pensionohet ylli i Realit?

Mbrojtësi në fjalë ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin mbretëror.

Ai gjatë një interviste ka rikonfirmuar dëshirën për të mbyllur karrirën si lojtar tek “los blancos”.

“Unë jam i qetë, dëshiroj të ndihmojë Madridin, klubin që e dashuroj”, tha Pepe për  Antenna 3.

“Shpresoj që klubi të më thërras dhe të zgjidhim çështjën e kontratës. Unë jam i qetë, njerëzit në klub e dinë se kjo është shtëpia ime”.

“Unë veç se e kam thënë edhe më herët se dua që edhe sekondin e fundit të karrierës të luajë në Madrid”, shtoi Pepe.

33-vjecarit në këtë sezon i përfundon kontrata me Real Madrid. /Periskopi.com

Shpërndaje në: