Ky është klubi që ofron 500 milionë euro për Messin
Mund të jetë thjeshtë një fantazi merkatoje, por kur në skenë dalin 500 mln euro, gjithmonë provokohet tronditje në opinionin publik, sidomos kur përmenden si pagesë për një njeri të vetëm.
Sipas raportimeve të televizionit birtanik “Sky Sports” të transmetuara edhe nga mediat spanjolle, klubi kinez i Hebei China Fortune është gati ti ofrojë Lionel Messit 100 mln euro në vit për 5 sezonet e ardhshme.
Vërtetë një shifër e padëgjuar ndonjëherë në historinë e futbollit që do të ndikonte në vendimarrjen e çdo kujt.
Ky raportim nuk vjen krejtësisht jashtë kohe, pasi argjentinasi ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën, me aktualen që përfundon në verën e vitit 2018.
Pra nëse nuk rinovon, atëherë ka të drejtë që të zgjedhë vetë të ardhmen e tij në fund të marrëveshjes që e lidh me azulgranët.
Natyrisht duket e vështirë që 5 herë fituesi i topit të artë të braktisë katalanasit për ekipin e drejtuar nga një emër i njohur i futbollit botëror Manuel Pellegrini, megjithatë nëse kjo ofertë e drejtpërdrejtë për të nga Hibei konkretizohet atëherë ndoshta disa dilema të tjera përpara se të rinovoj Messi do ti ketë.
Aktualisht tek skuadra e heveit aktivizohen ish mesfushori i Sevillës Stephan Mbia dhe ish sulmuesi i Romës e Arsenalit, Gervinho.



