Ky është klubi i vetëm anglez që e ka mposhtur Real Madridin si mysafir (Video)
Është vetëm një skuadër angleze që e ka mposhtur ‘Los Blancos’ Santiago Bernabeu.
Bëhet fjalë për Arsenalin, që e kishte eliminuar Realin nga Liga e Kampionëve në vitin 2006.
Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin spanjoll ishte mbyllur me fitoren e ‘topçinjve’ 0:1.
Golin e kishte shënuar legjenda Thierry Henry, pasi kishte bërë një depërtim jashtëzakonisht të bukur. /Periskopi.com



