Ky është komisioneri tjetër i VAKAT-it që u arrestua në Prizren

Ky është komisioneri tjetër i VAKAT-it që u arrestua në Prizren

Një tjetër komisioner është arrestuar në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit zgjedhor në Prizren.

Burime të Infokusit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sead Maksutin, komisioner i subjektit politik VAKAT nga Lubinja e Epërme.

Sipas burimeve, ai është mësues në një shkollë fillore.

Arrestimi i tij vjen në kuadër të aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, ku po hetohen dyshime për ndërhyrje dhe manipulim gjatë procesit të numërimit të votave.

Hetimet janë në zhvillim.

Shpërndaje në: