Ky është kundërshtari i KF Kukësit në Ligën e Kampionëve (Foto)

Ky është kundërshtari i KF Kukësit në Ligën e Kampionëve (Foto)

Kampioni i Shqipërisë, Kukësi do të ndeshet me skuadrën e Sheriff Tiraspolit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shorti i Nyonit nxorri skuadrën shqiptare përballë ekipit nga Moldavia.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 ose 12 korrik, kurse ajo kthyese më 18 ose 19 korrik.

Kujtojmë që ndeshja e parë zhvillohet në Moldavi, ndërsa ajo e kthimit në Shqipëri. /Periskopi

Shpërndaje në: