Ky është lojtari i Manchester Unitedit që nuk e dëshironte transfermin e Alexis Sanchez në ‘Old Trafford’ (Foto)
Marcos Rojos nuk i ka pëlqyer transferimi i Alexis Sanchezit te Manchester United
Rojo dhe Sanchez kishin duele te shumta në ndeshjet me kombëtaret e tyre, Argjentinën dhe Kilin, gjithashtu edhe kur United luante me Arsenalin, shkruan Periskopi.
Mbrojtësi argjentinas e pranon që Sanchez është lojtar i mirë dhe gjithashtu zbulon se çka i kishte thënë Mourinho pasi United kishte arritur marrëveshje me të.
“Alexis është lojtar i mirë, por ne nuk kemi kaluar shumë mirë në fushë si kundërshtarë,” u shpreh Rojo.
“Gjithmonë ishim kundër njëri-tjetrit, si në ndeshjet me kombëtare ashtu edhe kur United luante me Arsenalin.
“Në çdo përballje që e kishim ai do të pranonte goditje nga unë.
“Kishte raste kur une e fyeja atë, ndërsa ai ma kthente në mënyrë të sjellshme. Kështu që kur e kuptova që ai do të vinte këtu thashë ‘Oh jo të dreqit, tani ai do të jetë këtu’.
Madje edhe Jose Mourinho në momentin që e kishte kryer punën me Sanchezin, lojtarit të parë të cilit ia kumtoi lajmin ishte pikërisht Rojo.
“Ne ishim në Dubai, kur transferimi i Sanchezit ndodhi. Unë isha duke shikuar një film kur Mourinho erdhi dhe më kapi për krahu.
“Ai më tha: ‘Ne do të nënshkruajme me Alexis. Unë nuk dua që ti ta godasësh atë nesër në stërvitje. Ai doli jashtë dhe qeshi,” përfundoi mbrojtësi argjentinas. /Periskopi/




