Ky është mëngjesi i Majlindës me familje (Foto)

Ky është mëngjesi i Majlindës me familje (Foto)

E përfolur tej mase çdo ditë pjesë e medies dhe ky fokusim ishte se çfarë ndodhe në mes saj dhe Majkut, shkruan Kosovarja.

Periudha jo të këndshme kishte çifti me muaj të tërë, acarime, ofendime, përbuzje. Ishin rrjetet sociale zgjedhje për ta për të ‘komunikuar’ nga distanca dhe kjo nëpërmjet statuseve dhe dedikimeve, e që këto merrnin dhenë dhe u komentonin gjatë.

Por ardhja në jetë e djalit Roan i uli më këmbë në tokë të dy të rinjtë të cilët vepronin kundër njëri tjetrit, e që arsyen se pse ndodhi ndarja ata e mbanin shumë në fshehtësi edhe pse u përfol për një tradhti të mundshme nga ana e Majkut.

Mjalindes gjate gjithë kësaj kohë i ka qëndruar pranë familja, ku nuk kanë munguar asnjëherë fotografi, sidomos ato të motrës dhe mbesës që Majlinda ka një afërsi të madhe me to.

Para pak orësh Majlinda kafen e mëngjesit e ka pirë me familje dhe duket tejet e lumtur. /Kosovarja/

 

Shpërndaje në: