Ky është momenti emocionues kur bebja fillon të shqelmojë brenda barkut të nënës (Video/Foto)

Ky është momenti emocionues kur bebja fillon të shqelmojë brenda barkut të nënës (Video/Foto)

Ndjenja kur fëmija fillon të godasë brenda barkut për herë të parë është një moment i veçantë për nënat.

Por si do të ndiheshit nëse këta shkelma do të ishin më shumë se vetëm një rrahje e lehtë dhe mund ta shihje këmbën e foshnjës që dilte nga stomaku yt?

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një mami shtatzënë që arriti të kapte pamjen e pazakontë duke e filmuar më pas, raportoi “Mirror”, transmeton Periskopi.

Pas disa goditjeve të vogla, fëmija duket se po shkakton një fryrje të madhe të stomakut.

Ndërsa mamaja që shfaqet në video duket e qetë, duke shijuar në mënyrë të qartë një nga takimet e para me fëmijën e saj, të tjerët e kanë gjetur atë më pak të këndshëm.

Kur video u postua në internet, disa e krahasuan ngërçin e fryrë me skena nga filmi horror ‘Fantasy Alien’, kur një krijesë nga hapësira e jashtme shpërthen nga stomaku i një personazhi të filmit.

Disa e gjetën këtë video shqetësuese, ndërsa të tjerët u mahnitën nga mrekullia e shtatzënisë dhe u kujtuan për përvojat e tyre.

Nuk dihet kur apo ku u xhirua kjo video./Periskopi/

Shpërndaje në: