Ky është njëri nga komisionerët që u arrestua si i dyshuar për manipulim votash në Malishevë

Ky është njëri nga komisionerët që u arrestua si i dyshuar për manipulim votash në Malishevë

Një nga komisionerët e ndaluar nën dyshimin për manipulim me vota është Nderim Bytyçi, i cili është ndaluar për 48 orë nga organet e rendit.

Bytyçi dyshohet se ka pasur rolin e kryesuesit në vendosjen e të dhënave të rezultateve në faqen zyrtare të KQZ-së, për votat ku ekzistojnë dyshime për mospërputhje.

Avokati i tij, Prek Kolaj, në një deklaratë për Insajderin, ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur qëllim për manipulim të rezultateve.

“Klienti ka qenë në rolin e kryesuesit që ka pasur për detyrë vendosjen e të dhënave në ueb-faqen e KQZ-së për rezultatet. Ato vota ku dyshohet se nuk ka përputhje mund të kenë rrjedhur si pasojë e lodhjes, presionit për t’u numëruar më shpejt, apo edhe nga ndonjë keqkuptim gjatë komunikimit me anëtarët e tjerë të komisionit. Nuk ka pasur asnjë tendencë të qëllimshme apo ndikim nga dikush tjetër për të manipuluar apo falsifikuar rezultatin. Diçka tjetër nuk ka deklaruar,” ka thënë Kolaj.

Shpërndaje në: