Ky është numri që do të bartë James tek Man Unitedi
Manchester United e ka siguruar James Rodriguezin se do ta ketë numrin 10 edhe te klubi nga Old Trafford.
James është pritur që të largohet nga Real Madridi pas mungesës së minutazhit dhe 25 vjeçari duket se është gjithnjë e më afër kampionatit anglez.
Yahoo Sport nga ana tjetër shton se klubi nga Old Trafford i ka premtuar kolumbianit numrin 10 në fanellë për sezonin e ardhshëm.
Marrëdhënia e afërt mes agjentit të Jamesit, Jorge Mendes dhe menaxherit të Unitedit, Jose Mourinho, që është një tjetër klient i tij, ka bërë që progresi në këto negociata të jetë i lartë dhe të gjitha palët tashmë kanë akordin verbal.
Teksa drejtuesit e Realit insistojnë se ende nuk ka marrëveshje me Unitedin për lojtarin, baza për një kalim të tij në Angli është vënë tash e sa kohë.



