Ky është personi që shpenzoi miliona për t’u dukur si Kemali

Ky është personi që shpenzoi miliona për t’u dukur si Kemali

Kusum Aydin është një nga këngëtarët turk të njohur.

Ai ka pranuar para mediave se në shumicën e fotografive të tij përdorë ‘Fotoshop’ dhe se do t’i nënshtrohet edhe operacioneve plastike, shkruan lajmi net.

E për këtë Aydin ka një arsye, pasi dëshiron të jetë si aktori i famshëm turk Burak Ozçivit.

“E pranoj, e përdor photoshop, ndryshe nuk mund të ngjaj i bukur. Do të kryej madje edhe disa operacione plastike. Do të paraqitem tek doktori me një foto të Burak Ozcivit dhe do t’i them: më bëj kështu” – ka thënë ai.

Përpos kësaj, ai edhe më herët ka kryer operacione plastike pasi ka një ndryshim të madh nëse shikojmë fotografitë e tij të dikurshme.

 

Shpërndaje në: