Ky është plani i Rusisë për diplomatët amerikanë
Moska po planifikon që t`i dëbojë rreth 30 diplomatë amerikanë dhe t`i konfiskojë disa ndërtesa që janë në pronësi të Shtetet të Bashkuara në Rusi.
Kështu raporton gazeta “Izvestia”, duke cituar një burim të paidentifikuar në Ministrinë e Jashtme ruse.
Siç shkruan gazeta, në ndërmarrjen e kësaj mase, palën ruse e ka shtyrë vendimi I Uashingtonit për të mose kthyer pronën e ambasadës ruse në Uashington, e cila u mor në dhjetor të vitit të kaluar, raporton Interfax.



