Ky është i propozuari i Nismës së Drenasit për deputet të Kuvendit
Nisma për Kosovën është në finalizim të hartimit të listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Tashmë kjo parti ka marr propozimet edhe nga degët e saja nëpër komuna. Dega e Nismës për Drenasin ka propozuar që kandidatë për deputetë nga kjo komunë të Isa Xhamajlaj.
Burime të lajmi.net brenda Nismës në Drenas kanë bërë të ditur se kanë qenë në shqyrtim dy kandidatura, ai Isa Xhemajlajt dhe aderimit të ri në këtë parti, asamblisti i pavarur në Drenas, Vehbi Berisha.
Por, sipas këtij burimi në fund me unaminitet është vendosur që ish-kandidati për komunë të Drenasit , Isa Xhemajlaj të jetë i propozuari nga kjo degë.
Nisma në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit do të garojë në një koalicion parazgjedhor së bashku me PDK-në e AAK-në.



