Ky është reagimi i Federatës Zvicerane të Futbollit pas dënimeve të FIFA-s për ‘shqiponjat’ që pushtuan Kaliningradin (Foto)

Ky është reagimi i Federatës Zvicerane të Futbollit pas dënimeve të FIFA-s për ‘shqiponjat’ që pushtuan Kaliningradin (Foto)

Më në fund ka ardhur reagimi edhe i Federatës Zvicerane të Futbollit pas dënimeve të shqiptuara sot nga FIFA për Xhakën, Shaqirin dhe Lichsteiner

FIFA i dënoi me para tre lojtarët e kombëtares zvicerane që festuan me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, shkruan Periskopi.

Xhaka e Shaqiri u dënuna me nga 10 mijë franga, ndërsa kapiteni Lichsteiner me 5 mijë franga.

Federata Zvicerane e Futbollit reagon pas dënimit të FIFA-s për Xhakën e Shaqirin

Claudio Sulser, që është delegat i Kombëtares se Zvicrës ka folur pas dënimeve të FIFA-s.

“Ne marrim parasysh vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe jemi të kënaqur që tani e tutje do të fokusohemi për të luajtur futboll të pastër,” ka thënë Sulser.

“Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të grupit të mërkurën në Nizhny dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë ndeshjen kundër Kosta Rikës të suksesshme,”.

Zvicra takohet me Kosta Rikën më 27 qershor, aty ku do ta kërkojë biletën e kualifikimit për 1/8-tën e finaleve të ‘Rusi 2018’. /Periskopi/
Image result for xhaka and shaqiri

Shpërndaje në: