Ky është rezultati i stërvitjes së parë të Albin Tahirit në Lojërat Olimpike, e lë serbin tre vende prapa (Foto)

Ky është rezultati i stërvitjes së parë të Albin Tahirit në Lojërat Olimpike, e lë serbin tre vende prapa (Foto)

Skitari kosovar, Albin Tahiri, e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nga tri të tilla sa do t’i kryejë në lëshim të shpejtë në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore.

Sportivi i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra dhe atë për herë të parë në histori, garën e parë në këtë disiplinë do ta zhvillojë të dielën.

Ai ka përfunduar në pozitën e 74-të dhe më poshtë se ai janë vetëm 11 skitarë, ndër ta edhe serbi Marko Stevovic.

Tahiri ka thënë se pret paraqitje më të mirë në dy stërvitjet e radhës.

Ai do t’i zhvillojë edhe dy stërvitje tjera para garës të së dielës, të premten dhe shtunën.

Shpërndaje në: