Ky është rrëfimi rrënqethës i Ed Sheeran për njërin nga udhëtimet e tij (Foto)
“Gjithmonë kam dashur të përfshihem në ditën e “Red Nose Day”(një organizatë bamirësie në Britani që ka për qëllim të ndihmojë urinë ), dhe vendosa të shkojë një hap më tutje, udhëtimi im i parë do të ishte në Liberi në Afrikën Perëndimore. Ne vizituam një shkollë në vendin më të rrezikshëm të Liberisë në kryeqytetin Morovia”, tha ai duke vazhduar
“Askush nuk më kishte përgatitur për atë që do të shihja, njerëzit jetonin në kushte të tmerrshme u shokova nga pamjet dhe pavarësisht kësaj sërish shihje një pozitivitet shumë të madh tek njerëzit”.
Sheeram, tregon bujarinë dhe kurreshtjen e fëmijëve të cilët me çdo kush dëshironin të shkonin në shkollë me një ëndërr që një ditë të bëheshin “ mjek, mësues apo politikanë:, pasi kishin parë se çfarë është të mos kesh të ardhme.
Por udhëtimin për të e bëri më të veçantë një vajze 12 vjeçare, Peache.
“Ndryshe nga të tjerët ajo nuk ishte në uniformë të shkollës,ajo më tregoi se si pasi i kishte vdekur babai gjatë krizës se Ebolës kishte lënë shkollën që të punonte dhe ta ndihmonte familjen e saj, histori kjo e ngjajshme më mijëra fëmijë të tjerë në vend. Ne filluam të këndonin dhe ajo kishte një zë shumë të bukur”
“Ishte pikërisht ky momenti ku realiteti i Peaches’s më goditi shumë rënë”, tha ai.
Gjatë udhëtimit ata u përfshinë në projekte të shumta bamirësie të cilat mund të bënin një ndryshim drastik në vendin e lodhur nga varfëria ekstreme. /Periskopi/








