Ky është sportisti me më së shumti të ardhura, 88 milionë euro në vit
Ronaldo, i cili mbush 32 vjet ditën e diel, prin në listë me 88 milionë dollarë të ardhura të gjeneruara gjatë vitit 2016, duke lënë prapa në vendin e dytë rivalin nga Barcelona, Lionel Messi, i cili ka fituar 81 milionë dollarë.
Në vendin e tretë është renditur ylli i NBA, LeBron James me 77 milion dollarë. /Periskopi.com



