Ky është sulmuesi i cili ka joshur Mourinhon (Foto)
Sulmuesi i Werder Bremenit, Max Kruse besohet të jetë një nga shënjestrat e Man United për t’u transferuar.
Kruse realizoi 15 gola në 23 paraqitje për skuadrën nga Weserstadion gjatë sezonit të fundit dhe sipas Goal, këto statistika kanë ngjallur interesimin e bosit të United.

Mourinho ka thënë se Ed Woodward ka listën e futbollistëve që ai i dëshiron tek skuadra e tij në sezonin e ardhshëm. /Periskopi/



