Ky është trajneri i radhës që refuzon stolin e Real Madridit
Massimiliano Allegri ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet trajner i Real Madridit
Gjiganti spanjoll është pa trajner nga java e kaluar pasi Zinedine Zidane dha dorheqje, shkruan Periskopi.
Mauricio Pochettino refuzoi Realin pasi preferon të qëndrojë te Tottenham, ndërsa emri i radhës që po përmendet në media për trajner të ardhshëm të ‘Los Blancos’ është ai i Massimiliano Allegri.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ Reali ka bërë një ofertë për Allegrin, por tekniku italian ka refuzuar që të marr drejtimin e klubit spanjoll.
Kujtojmë që Allegri ka refuzuar edhe ofertat për t’u bërë trajneri i PSG dhe Arsenalit. /Periskopi/




