Ky është trajneri i ri i Kosovës, dhe të arriturat e jashtëzakonshme të tij

Ky është trajneri i ri i Kosovës, dhe të arriturat e jashtëzakonshme të tij

Kombëtarja e Kosovës në futboll më në fund e ka zgjedhur trajnerin e saj të ri. Dhe ky trajner, ka një përvojë të madhe në udhëheqjen e kombëtareve të ndryshme të futbollit.

Emri i tij është Bernard Challandes, një zviceran 66 vjeçar.

Së fundi, Challandes ka punuar si ‘scout’ në ekipin e madh Basel – i njohur për nxjerrjen e talenteve të reja, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë.

Por, ai ka qenë edhe kryetrajner i skuadrave të mëdha zvicrrane si Young Boys, Sion, Zurich, Servete e Thun. Ndërkohë, sa i përket kombëtareve, Challandes e ka udhëhequr Armeninë – ku u shkarkua pas humbjes me Shqipërinë më 2015. Por, përvoja e tij është edhe me Zvicrrën U-21, për gjashtë vite nga 2001 deri më 2007.

 

Shpërndaje në: