Ky është vendi që la “Eurovisionin” përgjithmonë (Foto)
Pas tërë këtyre viteve pjesëmarrje, Izraeli është tërhequr nga gara vjetore pas mbylljes së transmetuesit publik IBA, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Njoftimin e bëri mbrëmë korrespondenti i po këtij vendi gjatë kumtimit të pikëve për pjesëmarrësit në edicionin e sivjetmë.
Arthur tha se për 44 vite pjesëmarrje, Izraeli ka arritur tri herë ta marrë vendin e parë.
“Por sonte, është nata jonë e fundit, së shpejti IBA do të mbyllë transmetimet e saj përgjithmonë, kështu që në emër të të gjithë neve këtu në IBA, më lejoni t’ju them faleminderit Europës për të gjitha momentet magjike dhe vitet e bukura. Megjithatë, fansat do të festojnë Eurovisionin e tyre të fundit. Dhe shpresojmë se do të takohemi përsëri në të ardhmen.” tha ai.
Këngëtari Imri Ziv, përfaqësues i Izraelit për këtë vit hapi shfaqjen me këngën e tij, Feel Alive, por duket se do të jetë shfaqja përfundimtare e vendit në konkurs. /Lajmi.net/




