Ky është vendimi i Barcelonës për Andres Iniestan (Video)
Andres Iniesta do të vendosë për ardhmen e tij para datës 30 prill
Mesfushori spanjoll gëzon reputacion të madh te klubi i Barcelonës, por nga edicioni i ardhshëm ai mund të jetë pjesë e kampionatit kinez, shkruan Periskopi.
“Para datës 30 prill unë do të vendosë se a do të qëndroj te Barcelona apo do të shkoj në Kinë,” kishte thënë Iniesta pas fitores 3:0 ndaj Chelseat.
Reagimi i Barcelonës pas deklaratës së Iniestas.
Gazeta ‘Sport’ raporton se Barcelona akoma mendon se Iniesta luan rol të rëndësishëm për klubin si në fushë ashtu edhe jashtë saj, por nuk do ta kundërshtojë vendimin e yllit spanjoll.
Edhe trajneri i skuadrës, Ernesto Valverde llogaritë në shërbimet e mesfushorit, por do ta respektojë vendimin e tij. /Periskopi/



