Ky gjest i madh i Casemiros (VIDEO)
Real Madrid mposhti këtë vikend Granadën 0:4 duke vazhduar luftën për titull të kampionit të Spanjës.
Pas kësaj ndeshje, futbollisti i mbretërve, Casemiro, po intervistohej kur një fëmijë iu afrua për t’ia kërkuar fanellën, njofton Klan Kosova.
Ai ndëpreu intervistën për t’u bërë gati t’ia dhurojë fanellën e tij fëmijës.
Besohet që pas përfundimit të intervistës, Casemiro t’ia ketë dhënë këtë dhuratë fansit të tij të ngazëllyer.
https://www.youtube.com/watch?v=eLhyYBxATLs



