Ky gjest po bën bujë, lojtari i Juventusit pështyn kundërshtarin
Juventusi arriti të fitonte përballë Sasuolos në këtë javë të pestë, me Cristiano Ronaldon i cili shënoi një dopjetë për bardhezinjtë.
Por si për t’ia prishur bukurinë kësaj ndeshjeje, ka menduar Duglas Costa.
Pas një momenti nervozizmi midis lojtarëve, sulmuesin brazilian e kanë tradhtuar nervat dhe ka degjeneruar situatën duke pështyrë në fytyrë lojtarin kundërshtar, Di Francesko.
Për këtë gjest lojtari është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq nga arbitri.



