Ky ishte shërbimi skajshmërisht sekret i Jugosllavisë

Ky ishte shërbimi skajshmërisht sekret i Jugosllavisë

UDBA është ndoshta agjencia më së paku e njohur e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë. Aktualisht mbetet me ndikim dhe pavarësisht nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, ajo ishte formuar për ta mbrojtur atë.

Emrat e shërbimeve sekrete si CIA, KGB, Mossad dhe MI6 janë të njohura për rolin e tyre që e kanë pasur në Luftën e Ftohtë. Megjithatë, në mesin e agjencive spiune që dolën nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, UDBA e ish-Jugosllavisë vështirë të konfirmohet që është njohur në atë kohë. Formalisht e shkatërruar gjatë shpërbërjes së dhunshme të vendit në vitin 1991, trashëgimia e saj jeton në formën e spiunëve mashtrues, manjatëve apo njerëzve me ndikim të biznesit, politikanëve dhe gjeneratës së ardhshme të cilët kanë lidhje familjare me regjimin e mëparshëm komunist.

UDBA (Uprava Drzavne Bezbednosti ose Administrata e Sigurisë Shtetërore, siç është referuar shpesh herë në gjuhën angleze) ende ka një reputacion famëkeq në Ballkan. Rivalët politikë akuzojnë se kundërshtarët e tyre kanë lidhje me agjensinë e mëparshme, ndërsa ‘komitetet e lustracionit’ në ish-republikat jugosllave si: Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, kanë mbledhur lista voluminoze të informatorëve të dyshuar, emrat e tyre dhe misionet sekrete. Qëllimi i këtyre komiteteve nuk ishte që të arrestonin njerëz, por të identifikonin informatorët, në rast se këta nuk iu bindeshin urdhrave u mohoheshin pozitat në zyrat shtetërore në të ardhmen. Sidoqoftë, përpjekjet për të shkëputur lidhjet dhe marrëdhëniet e vjetra në ish-Jugosllavi nuk kanë arritur asnjëherë të vendoset një tërheqje, në krahasim me përpjekjet e bëra nga shtetet që ishin pjesë e Paktit të Varshavës.

Dy arsye qëndrojnë prapa kësaj. E para është për shkak të qëndrimit të mençur të Josip Broz Tito-s, udhëheqësi i lëvizjes partizane jugosllave gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe themelues i Jugosllavisë komuniste në vitin 1945. Duke synuar balancimin e Lindjes dhe Perëndimit, Tito u mundua për një komunizëm ‘të butë’ sesa ai që imponohej në shtetet e tjera të Bllokut Lindor. Megjithëse kritika ndaj regjimit ishte dëshpëruese, qytetarët gëzonin mundësi të mëdha për të gjetur punë, dhe mund të udhëtonin pothuajse kudo me një pasaportë jugosllave.

Së dyti, ndryshe nga procesi relativisht paqësor i pavarësisë së shteteve post-sovjetike, Jugosllavia u shpërbë në një luftë civile komplekse në vitet 1990-ta në të cilat rrjetet e UDBA’s bashkëpunuan me agjenci të zbulimit të shteteve të huaja mbi inteligjencën ushtarake dhe përfitimeve gjithnjë e një rritje të korrupsionit nga bizneset të lehtësuara nga lufta, sanksioneve ndërkombëtare dhe mbyllja e kufijve. Tanimë kur Ballkani ndodhet në një periudhë paqeje, teprica e dhunës e ushtruar nga UDB është harruar duke lejuar që anëtarët e saj të jenë persona të ‘respektueshëm’ të shoqërisë, të gëzojnë privilegje si profesorë, politikanë dhe biznesmenë.

(Original Caption) 03/16/1953-London, England- Marshal Josip Broz Tito, President of Yugoslavia, receives a warm welcome from Prime Minister Winston Churchill (ctr) and Foreign Secretary Anthony Eden (rt), after a motor launch landed him near Westminster Pier. Tito said his visit came as a result of invitations extended by the British Government and by Churchill personally but that it did not take the “form of an official visit.”

Epoka e shtrirjes

Deri në vitin 1945 partizanët e Titos kishin mposhtur jo vetëm gjermanët dhe bullgarët, të cilët e kishin pushtuar Mbretërinë e Jugosllavisë në prill të vitit 1941, por edhe rivalët e brendshëm, si “Lëvizja Nacionaliste Çetnike” dhe fashistët kroatë të quajtur “Ustase”. Vendi që Tito trashëgoi në kohën kur zgjeroi kufijtë e ish-Jugosllavisë mbretërore, ishte kryesisht agrar, e varfër dhe e shkatërruar nga lufta. Përveç mundësisë së emigrimit, përparimi shoqëror ishte i varur nga bashkimi me Partinë Komuniste, ushtrinë ose UDBA-në. Ky fenomen përshpejtoi emigracionin disident dhe krijoi dinastitë komuniste dhe UDBA-në që ushtrojnë ndikim edhe sot.

Tito e kishte forcuar autoritetin e tij deri në vitin 1946, duke arritur marrëveshje ad hoc me liderë të huaj, një veprim ekuilibrimi midis Perëndimit dhe Lindjes, i cili gjithashtu do të përfshinte kontaktet me shoqëritë në zhvillim. Jugosllavia u bë anëtare themeluese e lëvizjes “Non-Aligned” – një grup kombesh të pavarura nga çdo bllok i madh i pushtetit – i themeluar në kryeqytetin e saj, në Beograd, në vitin 1961. Përmes këtij bashkëpunimi, Tito do të zgjeronte ideologjinë politike, kontratat e biznesit dhe shumë më shumë kapacitetet e inteligjencës.

Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme mbetën të hapura ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Si Bullgaria ashtu edhe Hungaria dukeshin grabitqare, pas thyerjes së marrëdhënieve të Titos me Stalinin në vitin 1948, koha kur lufta civile po ndizej në Greqi, në jug të Republikës Maqedonase të Jugosllavisë. Çështja delikate e Maqedonisë, një rajon gjeografik që përfshihet në territorin jugosllav, grek dhe bullgar, kishte shkaktuar konflikte për pothuajse 70 vjet, gjatë tërheqjes së ngadaltë të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Në vitin 1934, një person i armatosur nga “Organizata Revolucionare Maqedone” (VMRO) i ndihmuar nga nacionalistët kroatë, kishte vrarë mbretin serb Aleksander në Paris. Për Titon (i cili gjithashtu do të vihej në shënjestër për vrasje nga Stalini në vitet e mëvonshme), krijimi i një shërbimi sekret të pamëshirshëm ndaj cilido që i rrezikonte ekzistencën atij, ishte jetik.

Diktatori Jugosllav e gjeti njeriun e tij Aleksander Rankoviç-in, një veteran serb partizan, bashkëshortja dhe nëna e të cilit ishin vrarë nga Gestapo-ja e Hitler-it. Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike të vitit 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviç ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi. Në vitin 1944, ai themeloi OZNA-në (Odeljenje za zaštitu naroda apo Departamenti i Sigurisë Kombëtare), i cili në vitin 1946 u shndërrua në UDBA.

Operacionet e UDBA’s morën formë nga kërcënimet të kuptuara në aspektin e brendshëm por edhe të jashtëm. Nën udhëheqjen e Rankoviç-it, UDBA siguronte sekrete të deponive të municionit, mbronte trafikun hekurudhor, spiunonte diplomatë të huaj, përgjonte telefona, hapte postën dhe merrte në pyetje armiqtë e mundshëm, nga politikanë deri te fshatarët që i rezistonin punës që organizohej në mënyrë kolektiviste. Trajnimi themelor në shkollat zyrtare të UDBA’s (me seli në Beograd) zgjati dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhësore, inteligjencë ushtarake e diplomatike dhe hetime penale.

Ndërsa ai konsolidonte stabilitetin e brendshëm, Tito gjithashtu shikoi me kujdes jashtë vendit jugosllav. Rivalët e shumtë kishin emigruar ose kishin shpëtuar pas Luftës së Dytë Botërore (duke përfshirë shumë anëtarë të Ustaše-s, të mbrojtur nga priftërinjtë katolikë kroatë në Itali, por të ndihmuar edhe nga nazistët që kishin bazat e tyre në Argjentinë). UDBA do të ishte e ngarkuar për të gjetur informacione për jugosllavët që tashmë ndodheshin jashtë shtetit. “Operacionet e zeza” të UDBA’s dolën në shesh pas protestave liberale që ngjanin me ato të perëndimit të cilat ndodhën në fund të viteve 1960 në Jugosllavi. Deri në vitin 1974, vendi kishte një kushtetutë të re, e paraqitur si një përpjekje për të qetësuar nacionalistët e nervozuar duke i dobësuar politikisht. Përgjigjja e UDBA’s ndaj disidentëve që jetonin në vende të diasporës materializohej në disa prej vrasjeve më të përgjakshme dhe më brutale, ndoshta më shumë se 100 të vrarë gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.

Metodat e tyre ishin të thjeshta, efektive dhe të organizuara në baza etnike. Në mënyrë tipike, ‘detyra’ do të delegohej në nivel republikan të udhëheqjes së UDBA’s, duke përdorur zyrtarë që i takonin të njejtit entitet etnik. Pas infiltrimit të diasporës, agjentët e UDBA’s do të nxisnin paranojën, luftën e brendshme dhe konfuzionin përmes dezinformimit dhe thashethemeve. Kjo krijonte në mënyrë të pashmangshme tensione në nivel lokal, duke i dhuruar ‘dënimin e merituar’ ndaj atyre që nuk u bindeshin politikave të UDBA’s, dhe kështu ata u dorëzoheshin autoriteteve jugosllave. Pas vrasjeve politike – zakonisht të kryera nga regjimi me anë të armëve të rënda dhe të atyre të ftohta si thika, ngjarja mund të shpjegohej si rezultat i fatkeqësive të rivaliteteve që ndodhnin brenda bashkësive etnike të mbyllura. Përdorimi i agjentëve që kishin lidhje me kriminelë të nëntokës ndihmoi për të fshehur çdo përfshirje të qeverisë jugosllave, shkruan Periskopi.

Kështu policia lokale shpesh zhvlerësonte hetimin e rasteve të tilla, pavarësisht nëse ato u kryen në Britani, në Gjermaninë Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi apo në Amerikën e Jugut. Trajtimi në formë relative ndaj papërgjegjshmërisë së operacioneve të UDBA-s nuk ishte prodhim i injorancës, por ishte një perceptim i hollë i politikave të ndryshme perëndimore si ‘komunizëm i butë’ dhe në anën tjetër të kundërshtarëve të tyre atë të ‘Bllokut Lindor’ të Bashkimit Sovjetik. Në këtë mënyrë, ndërsa vrasja famëkeqe e asistuar nga KGB-ja ruse kundrejt disidentit bullgar Georgi Markov në Londër në shtator 1978 nxiti një hetim të hollësishëm, dhe duke i dhënë jehonë të madhe edhe nga mediat, janë të pakët ata që e kujtojnë vrasjen e disidentit kroat Bruno Bušić në Paris një muaj më vonë. Mungesa e entuziazmit për hetimet zyrtare, madje edhe kur dyshohet nga UDBA, i krijonte përshtypje të mirë Perëndimit se Tito ishte një aleat i dobishëm kundër sovjetikëve.

Operacioni profesional

Soviet Premier (1958-64) Nikita Khruschev (R) speaks with Marshal Tito (C), communist strongman of Yugoslavia, and Mr. Kardelj, vice-president of the Yugoslave Council, at the end of their meeting in Moscow 05 June 1956. (Photo credit should read -/AFP/Getty Images)

Shumë operacione të UDBA’s shkelën kufijtë e moralit, siç është vrasja politike e vitit 1972 të terroristit kroat Stjepan Ševo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb Dragiša Kašiković në Çikago më 1977 – këto vrasje lanë të vdekur edhe kalimtarë të pafajshëm, përfshirë edhe fëmijë. Misionet e tjera ishin ndoshta më të justifikueshme, si në rastin e vrasjes së ish-komandantit të Ustašes Vjekoslav Luburiq në Spanjë më 1969. Ky i fundit kishte mbikëqyrur kampin e përqëndrimit të Jasenovacit në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilin qindra mijëra serbë dhe hebrenj ishin vrarë.

Gjatë viteve 1990-ta, Jugosllavia u shpërbë gjatë një sërë luftërash të përgjakshme qytetare të shkaktuara si pasojë e dallimeve etnike dhe fetare. Personeli i shpërbërë i UDBA’s drejtoi strukturat e sigurisë të shteteve të cilat ishin në fazën e formimit duke bashkëpunuar me kolegët e tyre të mëparshëm. Në një kohë të një lufte të çrregullt dhe sanksioneve ndërkombëtare, pati kërkesa të shumta për ata zyrtarë të UDBA’s që i njihnin vendet e fshehura të depove të armëve të vjetra, ose që mund njihnin rrugë kontrabanduese të naftës dhe mallrave të tjera të rëndësishme përmes vendkalimeve kufitare pak të njohura, dhe transportimi i tyre të bëhej më i lehtë.

Kështu, UDBA në thelb u bë një subjekt kriminal i decentralizuar – një shoqëri e fshehtë. Edhe sot në mesin e popujve të ish-Jugosllavisë mund të gjenden ish-vrasës që marrin pensione, politikanë “nacionalistë” me rrënjë komuniste, biznesmenë me pasuri të dyshimtë dhe ish-agjentë që veprojnë si mercenarë për fuqitë e huaja. Për dekada të tëra përmes aktiviteteve kriminale ata kanë fituar pasuri dhe privilegje duke u bërë kështu familje të mëdha, ku gjasat janë shumë të mëdha që këto aktivitete të krimit të vazhdojnë, por edhe të lulëzojnë në të ardhmen.

Shtetet pasuese

Mungesa e interesit të Perëndimit për trashëgiminë e UDBA’s ishte e domosdoshme, në radhë të parë, për urdhërin gjithëpërfshirës për të mbajtur stabilitetin rajonal pas Luftës së Dytë Botërore. Perëndimi kërkoi një tolerancë të caktuar për njerëzit që u futën brenda sigurisë dhe krijimit politik të shteteve pasardhëse të Jugosllavisë. Përkundër thirrjes për ndjekje penale, apo një rrëfimi në mediat lokale rreth ish-informatorëve të pretenduar të UDBA’s, nuk është ndërrmarë diçka konkrete në këtë drejtim. Momenti për ‘pastrimin’ e elementeve ish-komuniste të Evropës Lindore ka kaluar prej kohësh. Për më mirë ose më keq, shërbimi sekret i Jugosllavisë duket i destinuar të mbetet një enigmë – madje edhe kur aktivitetet e saj vazhdojnë të kumbojnë.

Chris Deliso është menaxher i Ballkananalysis.com dhe autor i librit “Migrimi, Terrorizmi dhe e Ardhmja e Evropës së Ndarë: Një Kontinent i Transformuar” (Praeger, 2017). /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: