Ky klub është si Barcelona
Ishte Guardiola ai që ja dha mundsinë të luajë për ekipin e parë në Barcelonë.
Pique ishte i huazuar në Real Zaragoza dhe tek klubi anglez Manchester United, para se të kthehet tek klubi amë për t’u shëndërruar një nga pikat kyqe të Guardiolës.
“Jemi duke luajtur kundër një City shumë më ndryshe se në sezonin e kaluar. Pep tani e udhëheq dhe ka ndryshuar shumë gjëra. Stili i tyre tani është ndryshe, bëjnë presion të lartë. Mendoj se ata po provojnë të luajnë si ne. Pep e kupton futbollin ashtu si ne. Do të jetë një ndeshje shumë sfiduese dhe shpresoj që ta fitojmë”, ka thënë Pique, raporton Goal.
Pique që nga viti 2008 për Barcelonën ka bërë 400 paraqitje duke shënuar 40 gola, duke fituar pesë La Liga dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve. /Periskopi.com



