Ky prift rus dikur ishte bodybuilder i njohur (Foto)
Prifti, Maksim Pastukhov është bërë i njohur në Rusi, pasi mori pjesë në një garë për prezantimin e trupit të tij muskuloz, transmeton Zeri.info
Maksim Pastukhov ka shërbyer në një kishë lokale në fshatin Ivanovka në Rusinë jugperëndimore për disa vjet. Ai ishte i admiruar nga klerikët më të moshuar dhe njihej si një udhërrëfyes shpirtëror i sjellshëm dhe i urtë.
Fotot e At Maksimit u shfaqën kohën e fundit në mediat ruse, ku ai mori pjesë në një kampionat rajonal të krijimit të trupit, duke fituar çmimin e tretë. Prifti ka edhe një rrip të zi në artet marciale./Zëri





