Ky pritet të bëhet Drogba i ardhshëm
Trajneri i Celtic i dha këto deklarata pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, ku Dembele shënoi dy gola.
“Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kam punuar me Didier Drogban te Chelsea dhe mendoj se Moussa Dembele është i njëjti tip i lojtarit”, deklaroi Rodgers.
“Didier erdhi në Chelsea në moshën 26-vjeçare. Dembele është vetëm 20 vjeç. Ai është ende një fëmijë”, shtoi ai. /Periskopi.com



